Musliu: Kur më kërcënuan mua nuk reaguan koleget e mia që sot qesin lot krokodili për vrasjen e vajzës

Prishtinë | 24 Gus 2021 | 11:50 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar për vrasjen e 18-vjeçares Mo.O., nga Ferizaj. Sipas Musliut në vendin tonë ka reagime selektive, drejtësi selektive dhe mentalitet të rrezikshëm.

Këtë përfundim Musliu e ka nxjerrë, për shkak se siç thotë ajo, kur është kërcënuar me likuidim fizik  disa kolege të saj nuk kanë reaguar fare, ndërsa sot sipas saj, derdhin lot krokodili.

Reagimi i plotë i saj:

Para një muaji pata kërcnim për likuidim fizik, se do të me pritet koka me sepat. Nje person u arrestua u mor ne pyetje  dhe u dergua në mbajtje.

Pat reagime nga nje pjese e konsiderueshme e shoqerise por për qudi nuk pashe reagime nga disa gra, perfshi edhe disa kolege të mia, qe sot qesin lot krokodili  e reagojne ashper në rrjete sociale per vrasjen e “vajzes nga Ferizaj” siq po raportohet.

Une kam vetem nje pyetje: A duhet të vdesin grate e vajzat qe ne të behemi interesant me reagimet tona ne rrjete sociale si shoqeri? 

Ngushellime Familjes për humbjen tragjike të vajzës.  Besoj qe organet kompetente do kryejnë punën e tyre dhe dorasit të marrin denimin i cili do jetë mësim për të gjithë ata që ngrehin dorë mbi vajzat dhe gratë në të ardhmen.

#reagimeselektive, #drejtesikolektive, #mentalitetirrezikshem

Të ngjashme