Musliu: Vakumi institucional ka lënë pasoja në AKI

Prishtinë | 23 Pri 2021 | 13:54 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas përfundimit të raportit të zëvendësdrejtoreshës së AKI-së, Vlora Hyseni, në  Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë është deklaruar kryesuesja e këtij komisioni Ganimete Musliu, e cila tha sa vakumi institucional ka lënë pasoja në AKI, raporton Ekonomia Online.

Ajo tha se nuk duhet të ndodhë më kurrë që AKI-ja të mbetët kaq gjatë pa drejtor.”Sot kishim mbledhjen të rregullt të komisionit në raport kishim zv drejtoreshën e AKI që nga dhjetori ka ushtruar edhe detyrën e drejtorit të përgjithshëm të AKI-së”.

“Mbledhja shkoj në frymën normale dhe zëvendësdrejtoresha na njoftoj për punën dhe deputetët parashtruan pyetje të shumta dhe mund të konstatoj që përmes këtij raportimi  u nënkuptua që vakumi institucional ka lënë gjurmë në këtë institucion dhe duhet të kemi parasysh që një shtyrje kaq e gjatë pa drejtor të AKI-së nuk duhet të ndodhë më të ardhmen dhe nuk guxon në asnjë formë për interesa personale institucioni më vital I shtetit të ketë vakum kaq të gjatë në zgjedhje të drejtorit”, tha Musliu.

Ditë më parë kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani kanë emëruar Petrit Ajetin në krye të AKI-së.

Të ngjashme