Mustafa: Beteja e Koshares, fillimi i luftës frontale për çlirim

Prishtinë | 09 Pri 2017 | 13:41 | Nga

Isa Mustafa, kryeministër i Kosovës, nën patronatin e të cilit po mbahet manifestimi “Ditët e Shqipes 2017”, tha se Beteja e Koshares përbën fillimin e luftës frontale për çlirimin e Kosovës, kurse në aspektin ushtarak nxjerr në pah përdorimin e aftësive të larta dhe shkathtësive taktike në luftë kundër një armiku numerikisht shumë më të madh dhe të armatosur.

“Partneriteti me SHBA dhe aleatët tjerë të NATO-s është garanci e realizimit të aspiratës tonë për të jetuar të lirë dhe për qenë të pavarur dhe për të vendosur vet për ardhmërinë tonë është garanci se Republika e Kosovës Forcën e saj të sigurisë do ta shndërrojë në forcë të armatosur”, ka thënë Mustafa.

Ai tha se stabiliteti jonë ekonomik dhe buxhetor është garancia më e mirë se kemi stabilizuar financat dhe “shteti jonë ka krijuar parakusht për të financuar një ushtri moderne që do të të partnere e aleancës më të fuqishme politike dhe ushtarake të botës”.

Tutje, kryeministri Mustafa tha se Kosharja ishte dëshmia më e qartë e unitetit të UÇK-së dhe këtë rol historik e ka luajtur Brigada 138, që më vonë mori emrin e strategut Agim Ramadani.

“Gjithë ne sot krenohemi me veprat e gjithë heronjëve të UÇK-së. Po ashtu krenohemi edhe me luftëtarët e gjallë të kësaj brigade, që janë pjesë e ndërtimit të institucuioneve të Kosovës”, tha ndër të tjera Mustafa

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme