Mustafa: Deklaratat e Kurteshit ofenduese për të gjitha gratë

Prishtinë | 29 Dhj 2016 | 14:33 | Nga

Kryeministri Isa Mustafa ka reaguar ashpër ndaj gjuhës së anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje Sami Kurteshit i cili para dy ditësh në një postim në Facebook e quajti lopë ministren e drejtësisë, Dhurata Hoxha.

Mustafa në mbledhjen e Qeverisë e cila po zhvillohet pasditen e sotme tha se kjo është gjuhë ofenduese për të gjitha gratë e Kosovës.

Qeveria i ka kërkuar që Kurteshit dhe Lëvizjes Vetëvendosje që të kërkojnë falje për këto deklarata.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme