Mustafa dënon sulmin ndaj gazetarit Parim Olluri

Prishtinë | 17 Gus 2017 | 08:52 | Nga

Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa ka reaguar lidhur me sulmin e mbrëmshëm që iu bë gazetarit, Parim Olluri.

Mustafa ka cilësuar se është shumë shqetësues lajmi për sulmin dhe dhunën e ushtruar ndaj Ollurit.

Gjithashtu Mustafa ka theksuar se beson shumë në efikasitetin e organeve shtetërore për të sjellë para drejtësisë akterët e dhunë.

Ky është postimi i plotë:

Është shumë shqetësues lajmi për sulmin dhe dhunën e ushtruar ndaj Kryeredaktorit të Insajderit, Parim Olluri. Në një shoqëri, në të cilën duhet të kultivohet e drejta e fjalës publike, aktet e tilla janë të ulëta, të papranueshme dhe të dënueshme. Besoj shumë në efikasitetin e organeve shtetërore për të sjellë para drejtësisë akterët e dhunës. IM

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme