Mustafa: Fëmijët prioritet i Qeverisë

Prishtinë | 22 Nën 2016 | 11:15 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë ka lansuar sot Indeksin për mbrojtjen e fëmijëve.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i cili merrte pjesë në këtë ngjarje, tha se të dhënat nga Indeksi për Mbrojtjen e Fëmijëve ndihmojnë në identifikimin e fushave për përpjekjet e Qeverisë për arritjen e standardeve të BE-së.

Mustafa tha se Qeveria ka marrë hapa konkretë për të vënë fëmijë në qendër të prioriteteve.

“Ky indeks konsideroj se do të lehtësojë veprimin e politikave të qeveritarëve dhe aktorëve të tjerë për vendimmarrje. Ky projektligj pritet të shqyrtohet këto ditë në komisionin për barazi ligjore dhe së shpejti pritet të kalojë edhe në procedurat tjera në qeveri. Fëmijët e Kosovës kanë të drejtë të gëzojnë çdo të drejtë të tyre nga Konventa e bashkuar për të drejtat e njeriut. Duke e pasur parasysh se 60 % e popullatës është fëmijë dhe të rinj, Qeveria e Kosovës po bën përpjekje që të gjetur zgjidhje për të ardhmen me të mirë për ta”, tha Mustafa.

Kosova, sipas këtij raporti zë pozicion të lartë në krahasim me shtetet e tjera të Indeksit. Kosova ka përqindje më të ulët të fëmijëve në rrezik në krahasim me shtetet e tjera. Ajo është renditur si e dyta prej nëntë shteteve.

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, kritikoi institucionet përkatëse që nuk po bëjnë asgjë për trajtimin e mëtejmë të këtyre të gjeturave.

“Gjatë kësaj jave kemi publikuar të gjeturat për avancimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Neve na ka mbetur si sfidë mënyra se si trajtohen nga institucionet përgjegjëse sepse siç e dijmë deri me tani këto të gjetura kanë shkuar në mënyrë formale dhe nuk është bërë asgjë deri me tani. Në këtë pikë ne do të mundohemi të bëjmë ndryshime”, tha Jashari.

Nataliya Apostolova, shefe e zyrës së BE-së në Kosovë, tha se duhet të bëhet më shumë për fëmijët që të kenë një të ardhme më të mirë.

“Më vjen mirë të dëgjoj që ekziston OJQ në Kosovë që merren me të drejta të fëmijëve. BE është e kënaqur me indeksin e fëmijëve. Fëmijët luajnë një rol shumë të madh në shoqërinë tonë dhe ne duhet të kemi qasje më të mire që t’i përgjigjemi nevojave të tyre”, tha ajo.

Indeksi i mbrojtjes së fëmijëve është dizajnuar në mënyrë që të inkurajojnë bashkëpunim rajonal, të stimuloj zbatim të fuqishëm të KDF dhe shërbejë si mjet i shoqërisë civile qeveritare dhe donatorëve për analiza të politikave.

zkp-01

zkp-03

 

 

Të ngjashme