Mustafa: Festa e Krishtlindjeve të jetë moment reflektimi për të forcuar vlerat tona njerëzore

Prishtinë | 24 Dhj 2020 | 20:33 | Nga Ekonomia Online

Me rastin e festës së Krishtlindjes, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa uron qytetarët e Kosovës.

“Të dashur qytetarë të besimit të krishterë,

Sivjet, ditën e Krishtlindjes, e festoni në një situatë më të rëndë, këto ditë nuk janë zakonshme për shkak të pandemisë, por me besimin në Zot, me dashurinë dhe solidaritetin mes njerëzve do të tejkalohet edhe kjo sfidë.

Lutjet tona shkojnë për ata të cilët humbën më të dashurit e tyre dhe për të gjithë ata që janë të prekur me COVID-19. Duke ju uruar shëndet të plotë dhe dashuri në familjet tuaja, shpresoj që kjo festë të jetë moment reflektimi për të forcuar vlerat tona njerëzore.

Uroj harmoni e begati, dhe sa më shumë gëzime në familjet tuaja.

Për shumë mote, gëzuar Kërshëndellat!” thuhet në urimin e Mustafës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme