Mustafa fton shqiptarët në Belgjikë: Votoni për Alketa Selimajn, kandidate për deputete

Prishtinë | 16 Maj 2019 | 13:12 | Nga Ekonomia Online

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka kërkuar nga të gjithë ata shqiptarë që kanë të drejtë vote në Belgjikë, ta votojnë Alketa Selimaj, kandidate për deputete në Parlamentin Federal .

Siç shkruan edhe Mustafa në fb, Alketa Selimaj është kandidate për deputete federale nga partia belge CDH në zgjedhjet e 26 majit 2019, në Belgjikë.

“CDH – Qendra Demokratike Humaniste, është parti e qendrës së djathtë, anëtare e EPP-së, ku bën pjesë edhe LDK-ja.

Alketa është sekretare ndërkombëtare e të rinjëve në nivel evropian. Është themeluese e Shoqatës për Gratë Shqiptare në Bruksel “Albelges” dhe anëtare e disa shoqatave të tjera.

Alketa është nga të vetmet shqiptare kandidate për nivelin federal. Nga bashkëpunëtoret vlerësohet për aftesi, përvojë dhe dinamizëm për ta përfaqësuar denjësisht komunitetin shqiptar në Parlament e Belgjikës”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Selimaj që është me prejardhje nga qyteti i Vlorës, është kandidate në vendin e pestë për deputete federale në partinë belge CDH dhe garon në zgjedhjet që do të zhvillohen më 26 maj në Belgjikë./

Të ngjashme