Mustafa: Kosova ka humbur intelektualin i cili jetën ia kushtoi zhvillimit të albanologjisë

Prishtinë | 13 Shk 2019 | 12:25 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka ngushëlluar familjen Ajeti, për humbjen e akademikut Idriz Ajeti.

Ndërsa e ka vlerësuar këtë si humbje për të gjithë shoqërinë.

“E nderuara familje Ajeti,
Vdekja e Idriz Ajetit është një humbje e madhe për familjen, LDK-në, Akademinë e Shkencave dhe Arteve dhe gjithë shoqërinë tonë.
Akademik Idriz Ajeti dha kontribut të madh në jetën shkencore, politike dhe kulturore në vendin tonë. Kosova ka humbur intelektualin dhe veprimtarin i cili jetën e tij ia kushtoi zhvillimit të albanologjisë.
Ngushëllime familjes, kolegëve dhe gjithë qytetarëve”, ka shkruar Mustafa.

Të ngjashme