Mustafa me telegram ngushëllimi për vdekjen e Nehat Ramadani

Prishtinë | 12 Jan 2021 | 10:16 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Bujqësisë, Besim Mustafa ka ka dërguar telegram ngushëllimi me rastin e ndarjes nga jeta, të zëvendësministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nehat Ramadani.

Në telegram shkruhet se Mustafa në emrin e tij personal dhe të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural i shpreh ngushëllime familjes miqve, kolegëve dhe gjithë bashkëpunëtorëve të tij

Njoftimi i plotë:

Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj dhe mikut e bashkëpunëtorit tonë, zv/ministrit Nehat Ramadani.

Një njeri si Nehat Ramadani është i pazëvendësueshëm dhe humbja e tij lë pas vetes dhimbje për ju si familje, por edhe për ne që e njohëm.

Nehati la pas tij edhe shumë kujtime të mira, prandaj besoj se vepra e tij jetësore prej një burri të ndershëm do të jetë ngushëllim për të gjithë.

Prandaj, më lejoni që në emrin tim dhe të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta!

Të ngjashme