Mustafa në 75-vjetorin e lindjes së Rugovës: Ishte arkitekti i shtetit të Kosovës

Prishtinë | 02 Dhj 2019 | 08:26 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka përkujtuar sot Presidentin Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, me rastin e shënimit të 75 vjetorit të lindjes.

“Presidenti Rugova padyshim është arkitekt i shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.

Presidenti Ibrahim Rugova është vizionari i Republikës të Kosovës që e udhëhoqi popullin e saj drejt lirisë, pavarësisë dhe demokracisë, duke e bërë të mundshëm realizimin e aspiratave tona shekullore. Ai me diplomacinë e tij fitoi përkrahjen e botës demokratike dhe ndërtoi shumë miqësi në politikën ndërkombëtare”, ka thënë Mustafa.

Mustafa ka theksuar se Lidhja Demokratike e Kosovës, me përkushtim do të vazhdojë ta mbrojë shtetësinë e Kosovës, partneriterin me SHBA-të dhe shtetet e BE-së, rrugë të cilën e ka trashëguar nga Presidenti Rugova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme