Mustafa përgëzon Fetahun për inovacionin shkencor

Prishtinë | 24 Nën 2016 | 11:52 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Isa Mustafa priti në takim profesorin e Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë, Shukri Fetahu, për inovacionin e tij shkencor në prodhimin e kultivarit vendor të grurit “Dardania 1”.

Me këtë rast kryeministri tha se kjo është një e gjetur shkencore e cila afirmon jo vetëm Kosovën, por edhe në tërësi në rajon edhe në Evropë.

Po ashtu ai tha se ky inovacion kontribuon zhvillimit të bujqësisë, rendimenteve më ta larta të shfrytëzimit më të mirë të tokës dhe ambientit në të cilin gjendemi.

“Ju uroj për këtë dhe dëshiroj të shprehi përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës që të mbështes punën shkencore të sidomos në fushat që ndikojnë në strukturat e prodhimeve në vend. Tani kemi edhe brendinë tonë kemi edhe markën tonë më të cilën mund të identifikohemi edhe në Ballkan edhe në Evropë edhe në Botë”, tha Mustafa.

Profesori, Shukri Fetahu tha se është mirënjohës ndaj të gjithë atyre që i kanë ndihmuar, pasi që tha se ka pasur vështirësi të shumta, raportin Ekonomia Online.

Ai tha se është krenar ngase fëmijët tanë tani e tutje do të ushqehen me këtë bukë.

Ndërsa Ministri Bujqësisë Memli Krasniqi, tha se është qëllimi i tyre që këtë kontribut shkencor ta ndihmojnë , i cili do të transformohet në një kontribut ekonomik për zhvillimin e bujqësisë ne vend.

“Është tepër e rëndësishme kur kemi një kultivar i cili në njërën anë zvogëlon investimin fillesat për fermerët ndërsa e rrit rendimentin. Padyshim se ne do ta vazhdojmë bashkëpunimin me profesorin për hapat e ardhshëm sepse është interes i përgjithshëm”, u shpreh Krasniqi.

Për inovacionin e tij shkencor në prodhimin e kultivarit vendor të grurit”, profesori Shukri Fetahu ditë më parë është nderuar me Çmimin për Inovacione, Kërkime dhe Zhvillim, nga presidenti Hashim Thaçi.

Të ngjashme