Mustafa po merr pjesë në konferencën ministrore “Procesi i Brdos”

Prishtinë | 26 Shk 2019 | 14:13 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, po merr pjesë në konferencën e ministrave nga “Procesi i Brdos” e cila po mbahet Shkup, nikoqir i së cilës është Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut.

Tema kryesore e kësaj konference është vlerësimi i zbatimit të deri tanishëm të iniciativës për përmirësimin e integrimit të sigurisë së brendshme.

Me këtë rast, Mustafa tha se Mekanizmi i Qeverisjes Integruese të Sigurisë së Brendshme është duke treguar në vazhdimësi rezultate konkrete dhe të qëndrueshme në zhvillimin e kapaciteteve dhe forcimin e bashkëpunimit në mes të shteteve të Ballkanit Perëndimor. 

“Ky mekanizëm ka arritur që të përmirësoj koordinimin e veprimeve të shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe donatorëve të ndryshëm të pranishëm në rajonin tonë, duke zvogëluar mbivendosjen apo duplifikimin e veprimeve”, tha ministri Mustafa, duke theksuar se koordinimi i donatorëve mbetet ende sfidë me të cilën secili nga shtetet tona përballet dhe duhet të intensifikojmë më shumë përpjekjet për të rregulluar këtë fushë.

Përkundër progresit të arritur të rajonin në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, krimeve të rënda dhe sigurisë kufitare, ministri Mustafa tha se ka ende shumë punë të bërë për të arritur standardet evropiane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme