Mustafa priti në takim Shefin e Misionit të EULEX-it

Prishtinë | 22 Kor 2019 | 15:47 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa ka pritur në takim të u.d. Shefin e Misionit të EULEX-it në Kosovë, Bernd Thran.

Në këtë takim u bisedua në lidhje me bashkëpunimin e deritanishëm në mes MPB-së dhe EULEX-it si dhe vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit në mes të të dy institucioneve.

Gjithashtu, u bisedua për lëvizjen e lirë të qytetarëve në Republikën e Kosovës ku u kërkua të intensifikohet edhe më tej puna e organeve të sigurisë në përforcimin e sundimit të rendit dhe ligjit.

Po ashtu, të dy bashkëbiseduesit folën lidhur me projektet e përbashkëta, më ç’rast z. Thran shprehi gatishmërinë e EULEX për vazhdimin e bashkëpunimit dhe koordinimit me institucionet e Republikës së Kosovës.

Në vazhdën e avancimit të pajisjeve që shfrytëzohen nga MPB dhe agjencitë e saj, në ditët në vazhdim pritet që Ministria e Punëve të Brendshme të pranojë një donacion nga EULEX-i.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme