Mustafa: Ramabaja do të kujtohet për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën e gazetarisë

Prishtinë | 19 Jan 2021 | 12:44 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqve  me rastin e vdekjes së gazetarit, Muharrem Ramabaja.

Mustafa ka thënë se Ramabaja do të kujtohet përherë për për sakrificën dhe për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën e gazetarisë dhe për vendin.

Telegrami i plotë i tij:

Me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit, Muharrem Ramabaja, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dërgon këtë telegram ngushëllimi:

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit të njohur, njërit ndër themeluesit e LDK-së, Muharrem Ramabaja.

Muharrem Ramabaja do të kujtohet përherë për sakrificën dhe për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën e gazetarisë dhe për vendin.

Në emrin tim personal dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, i shpreh ngushëllime familjes, miqve, bashkëpunëtorëve të tij dhe gjithë komunitetit të gazetarëve. Vepra e tij do të jetoj përherë!

I përjetshëm qoftë kujtimi për të!”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme