Mustafa: Rugova vazhdon të mbetet figura kyçe e Kosovës

Prishtinë | 02 Dhj 2017 | 10:31 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Musatafa, së bashku me anëtarët e Kryesisë së kësaj partie, kanë bërë të shtunën homazhe tek shtatorja e Presidentit, Ibrahim Rugova, me rastin e datëlindjes së tij.

Mustafa tha se Rugova vazhdon të mbetet figura kyçe e LDK-së dhe gjithë Kosovës. Ai ishte presidenti i parë i Kosovës së lirë.

Sipas tij, LDK-ja do të vazhdojë të ndjekë hapat e Rugovës.

“Ai do të nderohet gjithmonë nga LDK-ja dhe bashkë do ta çojmë përpara veprën e Presidentit Rugova, të zhvillojmë një demokraci të mirëfilltë ashtu siç ai e ka paramenduar dhe i ka vënë themelet, gjithmonë duke u përshtatur me ecuritë bashkëkohore dhe evropiane dhe në bashkëpunim me SHBA-të sepse gjithmonë ka qenë porosi e tij të mbajmë miqësi me SHBA-të dhe BE-në”, ka thënë Mustafa.

Të ngjashme