Mustafa takon përfaqësuesit e bashkësive fetare në Kosovë

Prishtinë | 21 Mar 2019 | 13:28 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, në kudër të aktiviteteve të bashkëpunimit, ka mbajtur takime me përfaqësuesit e bashkësive fetare në Kosovë.

Në kuadër të këtyre takimeve ministri Mustafa ka vënë në pah ngritjen e mëtejmë të kulturës sërespektit  mes besimeve fetare në Kosovë, si një ndër vlerat ekzistuese që vazhdojnë të kultivohen në vendin tonë në respekt të njëri tjetrit.

Ministri Mustafa ka dëgjuar nga afër shqetësimet që kanëpërfaqësuesit e bashkësive fetare, duke ofruar mbështetjen e tij si ministër dhe të agjencive të zbatimit të ligjit në Kosovë, për parandaluar çfarëdo rasti, apo incidenti që mund tëcenonte sigurinë në Kosovë.

“Organet e rendit janë duke bërë punë shumë të mirë në ofrimin e sigurisë së përgjithshme dhe është e rëndësishme që kjo të reflektohet në perceptimin e qytetarëve për konceptin e sigurisë, që pavarësisht çka punojnë apo përfaqësojnë të ndjehen të sigurtë”, theksoi ministri Mustafa.

Në këto takime ministri Mustafa vlerësoi angazhimin e përfaqësuesve të bashkësive fetare në Kosovë për rolin e tyre që kanë pasur nëpjesëmarrje tëforumeve të sigurisë në Kosovë, që kanë ndikuar drejtpërdrejtë tek qytetarët besimtarë që të mbajë vijën e besimin dhe të parandalojnëradikalizmin e mundshëm, me qëllim që më pastaj të mos reflektohet në sigurinë e tjerëve.

Përfaqësuesit e bashkësive fetare vlerësuan angazhimin e ministri Mustafa dhe u shprehen të gatshëm që të jenë në dispozicion në kuadër të përgjegjësive që kanë për ndihmuar në ngritjen e vetëdijes së përgjithshme të gjithë besimtarëve në Kosovë.

Komunikimi me bashkësitë fetare identifikon nevojën për të diskutuar hapur shqetësimet dhe nevojat e dy anshme. Ky komunikim do të ndihmojë në përmirësimin e jetës së njerëzve dhe besimeve, në mënyrë që qytetarët të kenë siguri dhe që të respektojnë tjetrin, pavarësisht dallimeve apo besimeve që kanë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme