Mustafa takon shefin Kryqit të Kuq, bisedojnë për të pagjeturit

Prishtinë | 08 Dhj 2016 | 16:46 | Nga

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim shefin e Misionit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK) në Kosovë, Agim Gashin.

Në takim, ku i pranishëm ishte edhe zëvendësministri i Drejtësisë, Florian Dushi, kryeministri falënderoi për punën që ka bërë Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në Kosovë që nga pas lufta, me theks të veçantë për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Kryeministri Mustafa shprehu mbështetjen e Qeverisë për këtë mision, duke theksuar përkushtimin për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit.

Gjatë takimit, u bisedua për angazhimet institucionale në zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Shefi i Misionit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK) në Kosovë, Agim Gashi, e njoftoi kryeministrin për punën që bënë Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në disa aspekte.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme