Mustafa: Të gjithë solidarizohemi me popullin e Turqisë

Prishtinë | 25 Jan 2020 | 13:26 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka ngushëlluar familjarët e viktimave të tërmetit në Turqi.

Përmes një komunikate për media, Mustafa ka thënë se të gjithë qytetarët e Kosovës solidarizohen me shtetin dhe popullin e Turqisë.

“Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës i shprehë ngushëllime popullit dhe shtetit të Turqisë për viktimat e tërmetit të djeshëm. Të gjithë qytetarët e Kosovës bashkëndjejmë dhimbjen dhe solidarizohemi me qytetarët e Turqisë në këto momente të vështira. Lutemi për viktimat dhe familjet e tyre”, ka shkruar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme