Mustafa uron Krishtlindjet

Prishtinë | 24 Dhj 2016 | 18:22 | Nga

Kryeministri i Kosovës, Isa Musafa, nëpërmjet “Facebook”-ut ua ka uruar festën e Krishtlindjeve të gjithë besmitarëve të krishterë.

Ja postimi i plotë i Mustafës në “Facebook”:

Të dashur qytetarë,

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës ju përcjellë urimet më të sinqerta për Krishtlindje.

Urime të veçanta edhe për trupin diplomatik, pjesëtarët e KFOR-it dhe të misioneve tjera në Kosovë.

Kjo festë e shenjtë përcjell te besimtarët anekënd mesazhet e dashurisë, paqes, mirësisë, optimizmit dhe të harmonisë ndërmjet njerëzve, virtyte që e karakterizojnë plotësisht popullin e Kosovës.

Për shumë mot Kërshëndellat! Urime!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme