Mustafa: Vonesa të paarsyeshme pas miratimit të Ligjit për Trepçën

Prishtinë | 22 Pri 2017 | 09:24 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Muhamet Mustafa, ka thënë për Ekonomia Online se nuk ka asnjë arsye që të zgjatën punët që do të duhej të bëheshin pas miratimit të Ligjit për Trepçën.

Ai  gjithashtu ka thënë se deri tani ka qenë dashur të formohej bordi i korporatës “Trepça” dhe qeveria të sjell strategjinë për këtë ndërmarrje pasi studimi i fizibilitetit ka përfunduar.

”Mendoj se kanë mundur që gjërat të shkojnë pak më shpejt, natyrisht se pritet që të propozohet bordi, studimi i fizibilitetit është përfunduar, qeveria duhet që në bazë të studimit të fizibilitetit dhe të dhënave të saj ta sjellë strategjinë për Trepçën, bordi duhet të fillojë punën dhe nuk ka asnjë arsye që këto punë të zgjaten”, ka thënë ai

Ai beson se “Trepça” mund të bëhet një korporatë prosperuese për zhvillimin ekonomik të vendit.

“Duke marrë parasysh mundësitë që ofron Ligji dhe duke marr parasysh potencialet që ka ‘Trepça’ dhe potencialet njerëzore që ka Kosova, unë mendoj që kjo mund të bëhet një korporatë prosperuese me efekte pozitive në zhvillimi e Kosovës”, ka përfunduar ai.

Lexo më shumë:

Të ngjashme