“Muzeu për Krimet e Luftës 1998-1999” mbetet vetëm ide

Prishtinë | 17 Tet 2018 | 09:55 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prishtinës së paku deri më 2019 nuk do ta bëjë asnjë hap për ta çuar përpara projektin për institucionin muzeor që do t’i dokumentojë krimet e luftës në Kosovë. Një muze të tillë vendi nuk e ka tash 20 vjet pas përfundimit të luftës.

Tre muaj më parë qe paralajmëruar vrullshëm konkretizimi i kësaj nisme. Tri lokacione kanë qenë në shqyrtim për t’i bërë vend muzeut që u propozua me emrin “Muzeu për Krimet e Luftës 1998-1999”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ideator i projektit është analisti e studiuesi Shkëlzen Gashi. Strehimorja që gjendet në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë qe përmendur si opsioni më i mundshëm. Tash gjërat janë më të paqarta edhe sa i përket projektit e edhe lokacionit.

Pos kësaj, sipas paralajmërimeve të Komunës së Prishtinës, Muzeu nuk do të titullohet kësisoj, ndërkaq përcaktimi i lokacionit të këtij institucioni muzeor nuk do të ndodhë brenda këtij viti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme