Myftiu Tërnava në prag të Ramazanit: Bëjeni iftarin në shtëpi, respektoni rekomandimet

Prishtinë | 23 Pri 2020 | 11:27 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Para nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit, myftiu Naim Tërnava,  u ka bërë thirrje besimtarëve që meqë ky Ramazan është në kohën e pandemisë së COVID -19, të respektojnë vendimet e institucioneve shëndetësore, duke qëndruar në shtëpi dhe iftaret t’i bëjnë në shtëpi, raporton Ekonomia Online.

“Sonte është nata e madhe e ramazanit që edhe praktikisht besimtarët mysliman nisin muajin e madhëruar të muajit ramazan. Ky muaj fillon me faljen e teravive e e që sivjet jemi të privuar përkohësosht nga ky ibadet për ta kryer në xhamitë tona si pasojë e pandemisë”, tha Tërnava.

Ai tha se Ramazani është njëra prej pesë shtyllave të islamit.

“Xhamitë tona janë pa xhamitë si pasojë e coronavirusit po e nisim ramazanin me ibadetin se fundit do të na gjejë në xhamitë tona, në shkollat e punët tona. Ramazani është një nga 5 shtyllat e islamit që bëhet vetëm për zotin, gjatë këtij muaji besimtarët janë më solidarë më besimtarë. Agjërimi përveç që është sakrificë edhe na mëson të jemi më fisnik”, tha Ai.

Ai ka bërë thirrje për bashkim.

“Në këtë kohë me pandemi na duhet më shumë se kurrë bashkimi e uniteti. Kërkohet nga ne që gjatë këtij muaji t’i shtojmë veprat e mira,  tolerancën, kulturë në ramazan janë edhe vizitat pë riftarë por bëjë thirrje që t’i shmangim vizitat e iftarët tek njëri tjetri. Ju lus të i bënë iftarët nëpër shtëpitë e juaja, duke respektuar rekomandimet e institucineve shëndetësore”, tha Tërnava në meazhin e tij.

Të ngjashme