Myftiu Tërnava priti në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly

Prishtinë | 04 Shk 2021 | 12:03 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly i cili shoqërohej nga  zëvendës ambasadorja, znj. Pauline Menthonnex Gacaferri. Myftiu Tërnava njohu ambasadorin Kolly me historinë, punën dhe angazhimin permanent e Bashkësisë Islame të Kosovë përgjatë viteve që Kosova të jetë një vend i sigurt  dhe paqësor ku të gjithë qytetarët do të jetonin në paqe mes vete. Ai e njohu atë me institucionin që drejton, si edhe rolin e kontributin që BIRK-u jep në drejtim të mbarëvajtjes së jetës fetare në vend.

Më pas Myftiu Tërnava po ashtu njoftoi ambasadorin Kolly për përkushtimin  e vazhdueshëm të Kryesisë së BIRK-ut dhe administratës saj në terren në përballje me pandeminë globale COVID-19, si dhe për bashkëpunimin që kanë pasur me institucionet shtetërore në luftimin e kësaj sëmundje ngjitëse, në mënyrë që të tejkalohet sa më lehtë dhe më me pak pasoja.

Myftiu Tërnava po ashtu çmoi dhe vlerësoi raportet shumë të mira që kanë me shtetin e Zvicrës, gjegjësisht ambasadën e saj në Kosovë, duke vë në spikamë ndihmën shumë të madhe që ka dhënë dhe po jep shteti dhe populli zviceran në zhvillimin dhe mbështetjen e Kosovës në të gjitha sferatnë përmirësimin e jetës së qytetarëve kosovarë.

Të ngjashme