Myftiu Tërnava priti në takim ambasadorin italian Nicola Orlando

Prishtinë | 17 Qer 2020 | 21:18 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu  Naim  ef. Tërnava priti ambasadorin italian në Prishtinë,  Nicola Orlando. Myftiu  Tërnava pasi shprehi mirëseardhje në selinë e BIRK-ut  i uroi shëndet  dhe punë të mirë  e të përbashkët. Më pas ai falënderoi Ambasadorin për angazhimin e tij personal dhe të shtetit italian për ndihmën që i kanë dhënë dhe po i japin Kosovës e në veçanti për  bashkëpunimin me BIRK-un.   Myftiu Tërnava tha se kemi një bashkëpunim të mirë me ambasadën e Italisë dhe besoj që ky bashkëpunim do të vazhdoj dhe njëherit ka shprehur dhimbjen dhe keqardhjen për të gjithë ata që kanë humbur jetën për shkak të pandemisë COVID-19,  kurse të sëmurëve shërim të shpejtë po edhe të gjithëve anekënd globit. “Dy vendet tona i lidh historia e përbashkët  dhe fqinjësinë duke llogaritur Shqipërinë, dhe historia  na mëson se kemi pasur bashkëpunime në fusha të ndryshe dhe unë si myfti kam vizituar Italinë disa herë dhe kam qenë mysafir i Vatikanit ku  kam pasur nderit të takohem me Papa Françeskun dhe të shkëmbejmë mendime mbi gjendjen në Kosovë dhe gjendjen e për përgjithshme nëpër botë. Duke u munduar që në mesin e njerëzve të përhapim ndjenjën e harmonisë,  bashkëjetesës,  tolerancës e mirëkuptimit”-ka thënë myftiu Tërnava.

Nga ana e tij  Ambasadori i Italisë z.Nicola Orlando, falënderoi Myftiun Tërnava për mikpritjen  dhe bashkëpunimin shumë të mirë që kanë me BIRK-un në të mirë të qytetarëve duke vënë theksin e veçantë mbi rolin dhe kontributin që ka dhënë BIRK në  përhapjen e kulturës  dhe frymës së tolerancës, respektin mes komuniteteve fetare që jetojnë në Kosovë dhe ofroi  mundesinë e bashkëpunimit në fushën  e konservmit të trashëgimisë kulturore në Kosovë.

Dy palët u pajtuan dhe bashkëpunimi mes dy institucioneve të thellohet edhe më shumë  në të mirë të qytetarëve të Kosovës.


Të ngjashme