Myftiu Tërnava uron besimtarët për muajin e Ramazanit

Prishtinë | 15 Maj 2018 | 11:28 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Naim Tërnava, me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit ka japë mesazhin e tij duke i’u uruar të gjithë besimtarëve islam muajin e shenjtë të Ramazanit dhe u uroi agjërim sa më të lehtë, raporton Ekonomia Online.

Tërnava tha se duke filluar nga nesër, e mërkurë 16.05.2018 muslimanët anë e mbanë botës fillojnë me agjërimin e muajit të Ramazanit.

Ai tha se Ramazani është rrezatim i dashurisë dhe mëshirës së Zotit ndaj njeriut, andaj duke u nisur nga këto tipare të Krijuesit, edhe ne duhet ta duam njëri-tjetrin dhe të jemi të mëshirshëm ndërmjet vete.

“Ramazani, në mënyrë simbolike, shënon edhe fillimin e shpalljes së Kur’anit, Libri i cili përshkruan më së miri rrugën që ne duhet ndjekur për të realizuar këtë qëllim, pra devotshmërinë. Në Ramazan lidhja e njeriut me Zotin bëhet edhe më e fuqishme për shkak të mundësive të shumta që Zoti i ka lënë në dispozicionin tonë për të na falur dhe mëshiruar”

Tërnava shtoi se agjërimi është një proces i cili gdhend tiparet e larta të moralit dhe ju jep formë të përsosur atyre për të fituar epitetin e agjëruesit të vërtetë.

“Ne në veçanti gjatë këtij muaji duhet të dëshmojmë vetëpërmbajtje dhe maturi në fjalë dhe sjellje”, ka thënë Tërnava.

“Në emër te Kryesisë të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës dhe në emër të institucioneve të saja dhe në emrin tim personal, ju uroj për ardhjen e këtij muaji të bekuar, duke e lutur Zotin që të na e lehtësojë agjërimin dhe të gjitha adhurimet tjera, të na fisnikërojë me moralin dhe etikën e Ramazanit, si dhe të na fali e të na mëshirojë”, tha ai.

Të ngjashme