Myslimanët po përdorin teknologjinë për të qëndruar të lidhur këtë Ramazan

Prishtinë | 01 Maj 2020 | 09:55 | Nga Ekonomia Online

Muslimanët po përdorin teknologjinë që të rrinë të lidhur bashkë më të tjerët në këtë Ramazan. Gjatë gjithë muajit, besimtarët po i përgjigjen pademisë përmes komunikimit vitural, shkruan CNN.

Ramazani është një muaj i reflektimit të vetvetës dhe duke marrë parasysh kohën e COVID-19, komunitetet po vazhdojnë të gjejnë mënyra të luten dhe të lidhen me njëri-tjetrin.

Theresa Deck, një studente nga Universiteti i Neë York-ut thotë se për të Ramazani është më shumë se të qëndruarit pa bukë dhe ujë për orë të caktuara. “E shoh si një kohë kur lidhemi shpirtërisht dhe forcojmë lidhjen tonë me Zotin“, thotë ajo.

“Këtë herë nuk e kemi mundësinë të rrimë bashkë si çdo vit tjetër të Ramazanit, mirëpo do të provojë mënyra tjera të lidhjes dhe komunikimit me të tjerët”.

Në çdo Ramazan njerëzve u bëhet thirrja që të mbildhen në xhami për tu lutur 5 herë në ditë, ndërsa këtë herë thirrja ka kaluar në: “Rri dhe lutu në shtëpi”. Kjo kërkesë vije pas masave të ndërmarra ndaj koronavirusit.

Shkaku i këtyre sfidave, i mbetet teknologjisë të bashkojë njerëzit.

Theresa thotë se më shumë praktikon që të lexojë edhe në ëebfaqe islame të cilat sjellin informacione të shumëta edhe në këtë kohë.

Gjatë 30 ditëve në mbrëmje besimtarët falin Taravitë (Taraëeeh) dhe lexojnë Kuran deri sa ta përfundojnë Atë.

Imamët poashtu po përdorin rrjetet sociale për t’u lidhur me besimtarët të cilat duan të dëgjojnë ligjerata fetare dhe nuk mund të jenë presentë në xhami se çdo herë tjetër.

Të ngjashme