MZHE konfirmon tërmetin në veri-lindje të Prizrenit

Prishtinë | 21 Jan 2020 | 13:41 | Nga Ekonomia Online

Bazuar në Rrjetin Sizmik, Shërbimit Gjeologjik të Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, më 21.01.2020 në ora 10:26 sipas kohës lokale, Kosova është goditur nga një tërmet me magnitudë 2.8 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet IV ballë të Merkalit, transmeton Ekonomia Online.

Thellësia hipoqendrore ishte 4 km. Epiqendra e këtij tërmeti ishte 10 km në veri-lindje të Prizrenit, në lindje të Korishës.

Tërmeti në fjale është ndier dukshëm nga qytetarët e Regjionit të Prizrenit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme