N-ja çon në Londër rrëfimin për NEWBORN-in

Prishtinë | 29 Mar 2018 | 09:11 | Nga

Pesë vjet më parë Monumenti i Pavarësisë së Kosovës, NEWBORN, do të merrte pamje tjetër nga ajo që kishte kur u inaugurua më 17 shkurt të 2008-s. Shkronjat, prej të verdhës ishin ngjyrosur me flamuj të shteteve që deri atëherë e kishin njohur Kosovën si shtet.

Shkronja N e këtij monumenti është rikrijuar me dimensionet që ka origjinali në Prishtinë, dhe është vendosur në muzeun “Design Museum” të Londrës, në ekspozitën “Hope to Nope: Graphics and Politics 2008-18”. Kjo ekspozitë është kuruar nga Margaret Cubbage nga “Desing Museum”, bashkë me Lucienne Roberts dhe David Shaw nga shtëpia botuese “GraphicDesign&”.

Ekspozita mëton që të hulumtojë fuqinë e grafikës në politikë dhe protesta. Në këtë formë veprat që janë bërë tok në “Design Museum” të Londrës shpalosin 10 vjet me ndodhi të ndryshme, qofshin ato politike apo sociale. Kështu është dëshmuar roli i dizajnit dhe artit në përgjithësi në shtyrjen përpara të ndonjë kauze, bashkimin e njerëzve rreth saj, por edhe në nxitjen e pakënaqësive. Punime të ndryshme të artistëve e aktivistëve botërorë janë mbledhur me një vend.

Fisnik Ismaili, autor i obeliskut, njëherësh edhe deputet në Kuvendin e Kosovës, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, ka paralajmëruar për hapjen e ekspozitës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme