“Na ka tronditur”, tragjedia e rëndë në Podujevë, reagon kryetari i komunës

Prishtinë | 13 Qer 2022 | 23:05 | Nga Ekonomia Online

Tragjedia e rëndë që ndodhi para disa orësh në Podujevë ku dyshohet se babai ka vrarë djalin e tij i ka tronditur të gjithë,

 Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka reaguar me një shkrim në Facebook ku thotë se është i tronditur me rastin.

Ai u shprehi ngushëllime familjes dhe miqëve duke u lutur që ky të jetë rasti i fundit i vrasjeve në vendin tonë.

“Rasti i vrasjes në Peran të Podujevës na ka tronditur të gjithëve. Duke u lutur që të jetë i fundit ky rast i vrasjes, ngushëllime familjes dhe miqve!”, shkroi Bulliqi

Të ngjashme