“Na zdorovje!” – Putin uron shqiptarët për 28 Nëntor

Prishtinë | 28 Nën 2018 | 15:03 | Nga Ekonomia Online

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka uruar gjithë shqiptarët në 106 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Në Ditën e Flamurit në një mesazh dërguar Presidentit Ilir Meta, Putin shprehet se bashkëpunimi ruso-shqiptar është në interes të Evropës.

URIMI: I nderuar zoti President,

Pranoni urimet e mia me rastin e festës kombëtare të Shqipërisë, Ditës së Flamurit.

Jam i sigurt se zhvillimi i marrëdhënieve konstruktive dhe bashkëpunimit dypalësh ruso-shqiptar në fusha të ndryshme do të ishte në interes të popujve të dy vendeve tona, si edhe të gjithë Evropës.

Ju uroj Juve shëndet dhe suksese, ndërsa të gjithë bashkëqytetarëve Tuaj u uroj mirëqenie dhe begati.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme