Nagavci: Drejtësia të shkojë në vend

Prishtinë | 27 Pri 2020 | 12:36 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetë e Vetëvendosjes kanë bërë homazhe  te pllaka përkujtimore e të pagjeturve në oborrin e Kuvendit, raporton Ekonomia Online.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë bërë homazhe pranë memorialit të të pagjeturve.

Nënkryetarja e Kuvendit nga VV, Arbërie Nagavci tha se institucionet nuk kanë bërë asgjë për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

“Një delegacion i VV në këtë  ditë të shënuar nderon martirët, viktimat dhe të gjithë të pagjeturit . Akoma edhe sot institucionet nuk e kanë bërë as për së afërmi atë që është e nevojshme  për zbardhjen e fatit të të pagjeturve dhe vënien e drejtësisë në vend”. 

“Kemi obligim që nga secila pozitë që jemi të bëjmë të pamundurën që drejtësia të vihet në vend dhe secila familje të dijë  për fatin e më të dashurve të tyre”, tha ajo, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme