Nagavci e VV-së: Selimi me shokë në Speciale do ta dëshmojnë luftën e drejtë të UÇK-së

Prishtinë | 12 Nën 2020 | 10:57 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë se Shefi i Grupit Parlmantar të kësaj lëvizjeje, Rexhep Selimi do ta dëshmojë në Gjykatën Speciale do ta dëshmojë luftën e drejtë të UCK-së.

Pa përmendur emrat e të tjerëve të arrestuar nga kjo gjykatë, ku janë ish Presidenti Hashim Thaçi, ish Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ish Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, Nagavci ka thënë: “E rëndë ishte dita e 5 nëntorit. Të rënda akuzat dhe pamjet që pamë. Lufta e drejtë për liri nuk mund të njolloset. Lufta e drejtë dhe e drejta në luftë do të dëshmohet nga Selimi me shokë”.

“Padrejtësia e kësaj gjykate do të jetë e përkohshme. Dalshi faqebardhë edhe nga ky proces!”.

Nagavci ka thënë se UÇK ka qenë dhe do të mbetet emblema e lirisë së vendit.

Të ngjashme