Naim Maloku pyet deputetët për Veselinoviçin: A guxoni të kërkoni publikimin e kontratave?

Prishtinë | 09 Dhj 2021 | 14:06 | Nga Ekonomia Online

Eksperti i sigurisë, Naim Maloku, pyet përfaqësuesit e popullit në Kuvendin e Kosovës, nëse guxojnë të kërkojnë të publikohen të gjithë tenderët e kompanive të Zvonko Veselinoviç vëllait Zharko Veselinoviç, pastaj Zhelko Bojiç, Milan Mihajloviç, Sinisha Nedeljkoviç, Radovan Radiç, Milan Radisavleviç, Milojko Radisavleviç, Milan Radojçiç, Marko Rosiç, Radule Steviç, Milivoje Vuloviç, shkruan EkonomiaOnline.

” Deputetë dhe deputete të Kuvendit të Kosovës, të pozitës dhe opozitës! Ju besoj që jeni përfaqësues të denjë të popullit dhe që fort në mendje dhe zemër e keni punën për popull. Për patriotizmin tuaj as që duhet të diskutohet. A guxoni me kërku publikimin e të dhënave për të gjithë tënderët e Veselinoviçit me shokë”, pyet Maloku.

Shtetet e Bashkuara vendosën të mërkurën sanksione ndaj dhjetëra individëve dhe subjekteve në të gjithë Evropën dhe hemisferën perëndimore, duke shënjestëruar një grup të krimit të organizuar me seli në veriun e Kosovës.

Zyra e Kontrollit për Pasuritë e Huaja e Departamentit të Thesarit shënjestroi të mërkurën grupin e afaristit serb Zvonko Veselinoviç.

Grupi akuzohet pos tjerash për marrëveshje me politikanët për të ndihmuar fitoren e tyre në zgjedhje dhe mbështetjen financiare për ta.

Në këmbim, politikanët do t’u jepnin vëllezërve kontratat më të mira të infrastrukturës dhe kontrollin e zonave të caktuara për bizneset e tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme