Naim Tërnava për të katërtën herë në krye të BIK-ut

Prishtinë | 27 Tet 2018 | 12:29 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

E plotësuar:  Naim Tërnava për katërtën herë do te udhëheq me Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK). Ai mori 52 vota nga trupi zgjedhor i cili përbëhej nga 28 delegatë të Kuvendit.

Ndërsa Reshat Mexhiti mori gjashtë vota, ndërsa dy vota ishin të pavlefshme, raporton Ekonomia Online.

Tërnava në një fjalim të mbajtur pas rezultateve, tha se ky besim i jep kurajo për të kryer detyrat dhe përgjegjësitë që i takojnë.

“Trupi zgjedhor i BIK më dha mandatin për të udhëhequr sërish me institucionin islam më të madh në vend. Ky vendim më jep kurajë për të kryer detyrat dhe përgjegjësitë që më takojnë”.

“E dini se në rrugëtimin tonë kemi kaluar më periudha të vështira. Jemi ballafaquar me probleme të ndryshme, por bashkë ia kemi dal sepse kështu do Zoti dhe na urdhëron në Kuran”.

Myftiu i Kosovës ka mandat pesëvjeçarë.

BIK-në në kërkim të kryetarit të ri, nis punimet Kuvendi Zgjedhor

Kuvendi Zgjedhor për ta zgjedhur të parin e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) ka filluar punimet. Në garë për këtë post janë myftiu Naim Tërnava dhe anëtari i kryesisë së BIK-ut Reshat Mexhiti, raporton Ekonomia Online.

Për të dy këta kandidatë, do të votojë trupi zgjedhor, i cili përbëhet nga 28 delegatë të Kuvendit, 28 kryetarët e Këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovës në 28 komuna, si dhe një përfaqësues nga Medreseja dhe një nga Fakulteti i Shkencave Islame.

Naim Tërnava është myfti i Kosovës që 13 vjet dhe ka përfunduar mandatin e tretë në krye të institucionit më të lartë të besimit islam në Kosovë.

Rikandidimi për herë të katërt për këtë pozitë ka ngritur edhe disa dilema dhe njohës të islamit në Kosovë kanë thënë se Tërnava po e shkel Kushtetutën e BIK-ut.

 

Të ngjashme