Naim Tërnava shkon për vizitë në Katar

Prishtinë | 29 Qer 2021 | 16:05 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava sot ka nisur një vizitë zyrtare me ftesë të ministrit për vakëfe dhe çështje fetare – Gaith Al Kawari, në kryeqytetin e Katarit, Doha.

Në takim me ministrin Al Kawari, Myftiu Tërnava edhe kësaj radhe falënderoi qeverinë dhe popullin e Katarit për përkrahjen dhe ndihmën që i kanë dhënë Kosovës dhe popullit të saj gjatë dekadave të fundit.

Më pas Myftiu e njohu ministrin me projektet dhe sfidat që ka Bashkësia Islame e Kosovës, duke veçuar vështirësitë që kishe Kosova në përgjithësi e BIRK-u në veçanti gjatë ballafaqimit më pandeminë globale COVID-19.

Në këtë vazhdë Myftiu Tërnava falënderoi Qeverinë e Katarit për ndihmat e ofruara Kosovës gjatë pandemisë. Myftiu Tërnava dhe ministri Al Kawari biseduan për mundësinë e financimit të projekteve të BIRK-ut që kanë të bëjnë me vakëfet dhe projektet që i përkasin rregullimit të infrastrukturës së BIRK-ut.

Kurse Ministri për vakëfe dhe çështje fetare – Gaith Al Kawar, falënderoi Myftiun Tërnava për vizitën dhe çmoi kontributin e Myftit Tërnava që në Kosovë të ketë paqe, tolerancë e harmoni ndërfetare dhe po ashtu shfaqi interesimin e tij që Ministria e Vakëfeve e Katarit në të ardhmen do të rris bashkëpunimin me Bashkësinë Islame të Kosovës.

Të ngjashme