Naser Ramadani merr vaksinën kundër Covid-19, fton qytetarët të vaksinohen

Prishtinë | 12 Kor 2021 | 14:22 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani është vaksinuar sot kundër COVID-19.

Lajmi është bërë i ditur nga IKSHPK-ja përmes një njoftimi.

“Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Prof. Dr. Assoc. Naser Ramadani sot u vaksinua kundër COVID-19.

Vaksinohuni edhe Ju!

  1. Me vaksinë mbroni veten, familjen, të afërmit, kombin dhe njerëzimin kundër COVID-19.

2.Të gjitha Vaksinat në Kosovë janë të sigurta dhe të gjitha të APROVUARA nga EMA dhe FDA (Agjencia Evropiane dhe ajo Amerikane)

3.Vaksinohuni për shëndet tani!

4.Beteja fitohet vetëm me vaksinim”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme