Natasha Kandiq dhe FDH nominohen për Çmimin Nobel për Paqe

Prishtinë | 01 Shk 2018 | 11:54 | Nga

Kryetari i Komitetit të Helsinkit në SHBA, Roger Wicker dhe anëtari i Komitetit për Politikë të Jashtme i Kongresit të SHBA-së Eliot Engel, e kanë nominuar themeluesin e Fondit për të Drejtën Humanitare (FDH) nga Beogradi Natasha Kandiqi dhe FDH-në për Çmimin për Paqe për vitin 2018, është njoftuar në sajtin e Komisionit për Siguri e Bashkëpunim në Europë të Komiteteit të Helsinkti në SHBA, transmeton Koha.net.

“Qe më shumë se 25 vjet, FDH e zhvillon luftën për të drejtën e viktimave të krimeve të luftës dhe kundër nacionalizmit ekstrem e të tensioneve etnike në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në tekstin e nominimit.

“Dokumentimi bazik i krimeve të luftës nga FDH është bërë me rëndësi esenciale për sigurimin e të drejtës, si për Gjykatën Ndërkombëtare Penale në Hagë ashtu dhe për gjykatat kombëtare për krime lufte. Aktorët kryesorë, përfshirë liderët politikë e ushtarakë, për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore, janë përgjigjur para drejtësisë ndërkombëtare. Viktimat e mbijetuara dhe bashkësitë e traumatizuara në të cilat kanë jetuar, fituan shansin që të rigjallërohen. Vendet e rajonit u inkurajuan ta respektojnë sundimin e ligjit dhe të pranojnë trashëgiminë e tmerrshme të së kaluarës”, thuhet në arsyetim.

“Edhe pse në Serbi ka pasur shumë të atillë që kanë refuzuar të pranojnë faktet për krimet e luftës dhe edhe pse kanë demonizuar viktimat, ndërsa shumica e popullatës ka heshtur, nën udhëheqjen e Natasha Kandiqit FDH ka publikisht për krimet që janë bërë. Edhe pse është pamundur të bëhet matja, është e sigurt se përpjekjet FDH-së kanë kontribuuar që të ketë më pak shkelje të të drejtave të njeriut”, thuhet në arsyetim.

Shtohet se Natasha Kandiq mbetet inspirim për gjeneratat e profesionistëve të rinj që e udhëheqin FDH-në.

“Nuk mund të imagjinojmë që ndonjë person e organizatë në Ballkanin Perëndimor të meritojnë më shumë Çmimin Nobel se sa Natasha Kandiq dhe FDH dhe jemi të sigurt se kjo mirënjohje do të kontribuojë për pajtim edhe në rajone të tjera në botë që ballafaqohen me probleme të ngjashme ”, theksohet në arsyetim.

Natasha Kandiq dhe organizata e saj kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në zbulimin e krimeve serbe kundër popullatës shqiptare në Kosovë.

 

Të ngjashme