Ndahen 6 milionë euro për kompleksin ”Adem Jashari”

Prishtinë | 22 Shk 2018 | 09:05 | Nga

Pas alarmit të ngritur në opinionin publik se Kulla e Jasharëve në Prekaz rrezikon që të shembet Qeveria e Kosovës ka marrë vendimin për ndarjen e mjeteve të nevojshme financiare për rinovimin e saj.

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë deklaruar për gazetën “Zëri” se për kompleksin memorial “Adem Jashari” janë ndarë 6 milionë euro për tre vjetët e ardhshëm.

Por nuk është vetëm ky kompleks që rrezikon të shembet.

Sipas fondacionit kosovar “Trashëgimia kulturore pa kufij”, në Kosovë janë plot 109 asete të trashëgimisë kulturore të cilat janë në rrezik të lartë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme