Ndahen nga 300 euro për mbi 6 mijë policë

Prishtinë | 24 Dhj 2020 | 20:53 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme, që policët që kanë qenë të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj pandemisë të marrin shtesa nga 100 euro.

Në njoftimin e bërë nga Qeveria e Kosovës, thuhet se këto mjete shtesë ndahen për 6 mijë e 124 zyrtarë policorë, nga 100 euro në muaj për periudhën tetor, nëntor dhe dhjetor.

“Në vazhdim është shqyrtuar dhe miratuar vendimi për ndarjen e mjeteve shtesë financiare sipas kërkesës së Ministrisë së Punëve të Brendshme/Policia e Kosovës, për kompensimin e angazhimit të shuar në terren të zyrtarëve policorë të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj pandemisë COVID-19. Sipas vendimit për zyrtarët aktiv policor do të ndahen mjetet financiare në vlerë prej 1 milion e 598 mijë e 100 euro. Këto mjete shtesë ndahen për 6 mijë e 124 zyrtarë policorë, nga 100 euro në muaj për periudhën tetor, nëntor dhe dhjetor”, thuhet në njoftim.

Tutje, në njoftim thuhet se realizimi i pagesës së këtyre shtesave do të bëhet me pagën e muajit dhjetor 2020, përmes Sistemit të Pagave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme