Ndahet nga jeta artisti prizrenas Zef Toçi

Prishtinë | 28 Kor 2021 | 11:33 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, njofton për vdekjen e artistit Zef Toçi.

Lajmin e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook, teksa shkruan se Toçi me dekada të tëra ka hapur ekspozita unike në Prizren.

Postimi i plotë i Haskukës:

Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të artistit Zef Toçi, i cili është një prej figurave më rëndësishme të artit në Prizren, por edhe në Kosovë.

Zef Toçi me dekada të tëra ka hapur ekspozita unike në Prizren, por edhe në vende të ndryshme të botës, duke i dhënë një kontribut shumë të çmueshëm artit në vend, për të cilin në vitin 2019 patëm dhënë mirënjohje për kontributin në artin pamor.

Në emër të qytetarëve të Komunës së Prizrenit dhe në emrin tim personal dua të shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve të tij. Veprat e tij do ta mbajnë të gjallë gjithmonë!

Të ngjashme