Ndahet nga jeta profesori Skënder Berisha

Prishtinë | 06 Nën 2016 | 11:32 | Nga

Pas një sëmundjeje të shkurtër, dje është ndarë nga jeta Prof. dr. Skënder Berisha.

Berisha ishte dekan i Fakultetit Ekonomik dhe mësimdhënës shumëvjeçar i Universitetit të Prishtinës.

Kontributi i tij ishte i shumanshëm si pedagog e studiues i shkencave ekonomike, por edhe në fushën politiko-shoqërore u shqua me orientimin e tij atdhetar.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot, e diel, në orën 14.30, në varrezat e Prishtinës

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme