Ndalja e socialit për 212 familje “padrejtësi”

Prishtinë | 12 Dhj 2019 | 08:46 | Nga Ekonomia Online

Ndonëse ndalja e ndihmës sociale për 212 familje ka qenë vendim në përputhje me ligjin, ai nuk po shihet edhe si vendim i drejtë nga organizatat për të drejtat e njeriut, madje ky veprim i Ministrisë së Punës dhe i Mirëqenies Sociale po shihet edhe si dekurajues për punësim për anëtarët e familjeve të skemës sociale, shkruan sot gazeta Zëri.

Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale ua ka ndalur ndihmat sociale për muajin nëntor 212 familjeve, anëtarë të të cilave kanë punuar si komisionarë në ditën e zgjedhjeve. Ndonëse nga Ministria e kanë arsyetuar këtë vendim si legjitim, ai nuk po shihet edhe si i drejtë. “Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale është e obliguar t’i zbatojë aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi, të cilat e rregullojnë këtë skemë. Andaj duke u bazuar në Ligjin Nr. 2003/15 për Skemën e Ndihmës Sociale, çdo familje që është shfrytëzuese e kësaj skeme është e obliguar të lajmërojë Qendrën për Punë Sociale për çdo ndryshim të gjendjes ekonomiko-sociale”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë 

Të ngjashme