Ndalohen nëntë persona në Ferizaj për bixhoz të paligjshëm

Prishtinë | 25 Gus 2022 | 09:13 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e para të së enjtes ka marrë informatë se në një vilë në fshatin Jezerc të Ferizajt, disa persona po luajnë bixhoz të paligjshëm.

Policia ka treguar se ka reaguar menjëherë dhe ka kapur nëntë persona duke luajtur bixhoz. Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur 301 çipa që konvertohen në shumë të parave e dy palë letra të cilat janë konfiskuar.

Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacion policor dhe më pas janë liruar në procedurë të rregullt. Ndaj të dyshuarit P. V. (51) është hapur rast për “organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Të ngjashme