Ndalohet qarkullimi, qytetarë e vetura në rrugët e kryeqytetit

Prishtinë | 24 Mar 2020 | 11:54 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria ka marrë vendim për ndalim të qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve private, nga ora 10:00 deri në ora 16:00, dhe prej orës 20:00 deri në ora 06:00, por që vendimi nuk është duke u respektuar në plotni nga qytetarët, raporton Ekonomia Online.

Në rrugën e Prishtinës janë parë automjete në masë të konsiderueshme po ashtu edhe qytetarë që po lëviznin nëpër rrugë.

Policia ka filluar patrullimin në rrugë duke përcjellë situatën dhe duke u kujdesur të respektojë vendimin e Qeverisë.

Gjatë ditës, kreu i shteti Hashim Thaçi ka dërguar në Kushtueses për interpretim vendimin e Qeverisë.

Qeveria përmes një komunikate për medie, tek gjatë të martës ka njoftuar për vendimet e marra në mbledhjen e mbrëmshme.

Vendimet e mara nga Qeveria:

1. Ndalohet qarkullimi i qytetarëve dhe automjeteve private, nga 24 mars 2020, gjatë orës 10:00-16:00 dhe prej orës 20:00-06:00, përveç për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale (ushqim dhe barna për njerëz dhe kafshë/shpezë), dhe për shërbime dhe aktivitete që ndërlidhen me menaxhim të pandemisë (menaxhmenti dhe personeli esencial qeveritar dhe komunal nga këta sektorë: shëndetësi, siguri dhe administratë shtetërore);

2. Mundësohet qarkullimi i lirë për operatorët ekonomik të klasifikuar si më të rëndësishëm sipas kodeve NACE që Ministria e Ekonomisë, Punës, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike lejon të operojnë në këtë periudhë emergjente lidhur me pandeminë COVID-19, si dhe transporti i lirë i mallrave/shërbimeve për të siguruar funksionimin e zinxhirit të furnizimit;

3. Lëvizjet në rrugë bëhen jo më shumë se nga dy persona së bashku dhe gjithmonë duke mbajtur distancën dy metra me të tjerët;

4. Ndalohen tubimet në të gjitha mjediset – private dhe publike, të hapura dhe të mbyllura – përveç kur është e domosdoshme për të kryer detyrat e punës për parandalim dhe luftim të pandemisë, si dhe ku lejohet distanca dy metra me të tjerët. Në rast të vdekjeve, në varrim mund të marrin pjesë vetëm anëtarët e ngushtë të familjes së të vdekurit dhe personat që kryejnë shërbimin e varrimit;

5. Obligohen institucionet e Qeverisë së Republikës së Kosovës të ndërmarrin veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi.

Të ngjashme