Ndalohet u.d drejtori i Spitalit të Ferizajt, e furnizoi veturën e tij me naftën e spitalit

Prishtinë | 14 Jan 2022 | 13:06 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ndaluar ushtruesin e detyrës së drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj, Halit Gërbeshi, për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Sipas Prokurorisë, dyshohet se ai e ka furnizuar veturën e tij private me derivate të naftës në kuadër të tenderit të paraparë për Spitalin e Përgjithshëm në Ferizaj.

Prokuroria thotë se ndalimi i tij vjen pas një hetimi njëmujor.

Ai do të mbahet në ndalim në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, brenda afatit ligjor, ndaj të njëjtit, do të vendosë për procedurat e mëtejme hetimore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme