Ndërmarrja e autobusëve mbështet grevën e transportuesve – Hoti: Të hyrat kryesore i marrim nga ta

Prishtinë | 18 Mar 2021 | 11:40 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeshefi i Stacionit të Autobusëve në Prishtinë, Luan Hoti ka thënë në një intervistë për Ekonomia Online se e përkrahin grevën e Shoqatës së Transportuesve të Kosovës.

Shoqatë kjo që ka pezulluar punën nga e mërkura për shkak të mosrealizimit të kërkesave për subvencionim nga Qeveria.

Madje të premten ata me autobusë do të defilojnë rrugëve të Prishtinës.

“Në realitet sot është dita e dytë e grevës e cila grevë është organizuar nga Shoqata e Autotrasportuesve të Kosovës. Ne nuk jemi pjesë e grevës mirëpo në mënyrë indirekte marrim pjesë në grevë sepse autotrasportuesit janë partnerët kryesor të Stacionit të Autobusëve sepse të hyrat kryesore ne i krijojmë përmes shërbimeve të cilat japin për autotrasportuesit e Kosovës”.

Sipas Hotit arsyeja e mbështetjes së kësaj greve qëndron në faktin që ndërmarrja e autobusëve e ka burim kryesor të të hyrave sektorin e transportit.

“Autotrasportuesit janë partnerët tanë kryesor dhe në një forme edhe në jemi pjesë e pasojës apo shkaktarët e kësaj greve sepse të gjitha të hyrat kryesore të ndërmarrjes krijohen nga shërbimet të cilat i japin për autotrasportuesit. Në një farë formë e përkrahim këtë grevë sepse gjatë pandemisë sepse gjatë pandemisë sektori i transportit në Kosovë është nga sektorët më të goditur së bashku me sektorin e gastronomisë. Besoj që institucionet tona duhet të kenë parasysh këtë situatë sepse me masat të cilat janë dhënë nga institucionet po shihet që autotrasportuesit dhe arsyet e kërkesat e tyre janë legjitime”.

Poashtu Hoti ka thënë se prej ditës së djeshme kur ka filluar kjo grevë kanë vërejtur ulje të të hyrave në ndërmarrje.

“Kjo ndikon edhe në afarzimin tonë sepse shihet se që nga dje që kemi ulje të të hyrave, poashtu përveç neve që menaxhojmë këtë ndërmarrje ndikim negativ kanë edhe tek bizneset që shfrytëzojnë hapësirat brenda ndërmarrjes sonë të cilat i kanë marrë me qera. Prandaj situata nuk është e mirë edhe besoj që shumë shpejt një zgjedhje do të bëhet sepse nëse vazhdon kështu do të jemi në një situatë të njëjtë si vitin e kaluar kur ndërmarrja jonë s’ka operuar për dy muaj dhe kemi pasur vështërsi në afarizmin tonë të përgjithshëm”, është shprehur ai.

Hoti ka njoftuar se linjat ndërkombëtare po vazhdojnë punën.

“Kemi kërkesa të shumta dhe kërkesa për informacione shtesë lidhur me mbajtjen e linjave të ndryshme mirëpo fatkeqësisht që nga dje situata po shihet që nuk kemi asnjë autostrasportues i cili është duke mbajtur linjat ndërurbane sepse linjat ndërkombëtare janë duke u mbajtur, këtu nuk kemi ndonjë kufizim mirëpo thashë edhe njëherë linjat ndërurbane si janë duke u mbajtur që nga dita e djeshme. Edhe sot po shihet që peronët janë të zbrazët, të shohim si do të vazhdojë kjo grevë”, ka përfunduar Hoti për EO.

Të ngjashme