Ndërmarrja e Ferronikelit ndanë 100 çanta për nxënësit në Drenas dhe Skenderaj

Prishtinë | 30 Gus 2019 | 16:06 | Nga Ekonomia Online

Më rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2019-2020, ndërmarrja e Ferronikelit në Drenas, në bashkëpunim me Komunën e Drenasit, kanë ndarë 100 çanta të kompletuara edhe me pajisje shkollore dhe përfitues të këtyre çantave janë fëmijët jetim dhe ata me kushte të rënda ekonomike e sociale nga Komuna e Drenasit dhe e Skenderajt, ku përzgjedhja e tyre është bërë nga organizata Islamic Relief në bashkëpunim me drejtoritë e shkollave.

Me këtë rast, drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Tafil Halilaj ka uruar nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor dhe ka falënderuar ndërmarrjen e Ferronikelit që për vitin e 10-të me radhë i ndihmon nxënësit jetim dhe ata në nevojë me pajisje shkollore. Drejtori Halilaj ju është drejtuar nxënësve përfitues se përmes rezultateve të mësimit, do të bëni krenar së pari familjet tuaja, pastaj edhe vendin dhe ka uruar suksese në mësime, sidomos ata të cilët do të ulën për herë të parë në bankat shkollore.

Të ngjashme