Ndërmirren masa pas dënimit të çiftit që u puthën në Prishtinë

Prishtinë | 02 Gus 2021 | 16:18 | Nga Ekonomia Online

Inspektorati Policor i Kosovës, respektivisht Departamenti i Menaxhimit të Ankesave, ka inicuar rast pas shqiptimit të gjobave me nga 450 euro, për çiftin që u zunë nga policët duke u puthur në afërsi të një klubi të natës në Prishtinë.

IPK me anë të një përgjigjeje me shkrim, teksa thuhet se rasti është duke u trajtuar dhe analizuar nga Departamenti i Menaxhimit të Ankesave.

“Duke ju referuar kërkesës suaj ju njoftojmë se pas publikimit të këtij lajmi, IPK respektivisht Departamenti i Menaxhimit të Ankesave ka inicuar rast sipas detyrës zyrtare. Rasti në fjalë është duke u trajtuar dhe analizuar nga ky Departament”, thuhet në përgjigjen e IPK-së dhënë Gazetës Express.

Një burrë dhe një grua janë gjobitur me nga 450 euro nga Policia e Kosovës, të mëkurën pak pas mesnatës kur ishin puthur në afërsi të një klubi të natës në Prishtinë. Ky dënim nxiti shumë reagime, e në media u raportua si skandaloz.

Të ngjashme