Nderohen nëntë policët që kanë vdekur si pasojë e Coronavirusit

Prishtinë | 04 Sht 2020 | 14:55 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shoqata “Miqtë e Amerikës”, për nderë të 21-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës ka nderuar policët të vdekur si pasojë e pandemisë, raporton Ekonomia Online.

Në nderim të policëve të Kosovës që vdiqën nga COVID-19 u ndizen qirinj para Teatrit Kombëtarë në Prishtinë.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj falënderoi “Miqtë e Amerikës” për këtë aktivitet, duke shtuar se po nderojnë policët e humbën jetën si pasojë e virusit.

“Së bashku më qendrën spitalore dhe me institucione të ndihmojmë qytetarët në mënyrë që numri i të infektuarve të ketë sa më i vogël dhe përkrahja është nga populli i Kosovës”.

Qalaj tha se në 21-vjetorin e Policisë kanë nderuar edhe policët e rënë në detyrë.

“Sot po nderojmë kolegët tanë në mënyrë që ne do të vazhdojmë të punojmë për qytetarët. Këto aktivitete na bëjnë të ndihemi krenar”.

Ndërsa Agim Rexhepi nga shoqata “Miqtë e Amerikës”, theksoi se janë mirënjohës për policinë të cilët janë në vijën e parë të frontit, madje ka falënderuar edhe zjarrfikësit dhe mjekët, raporton EO.

“Ne si shoqatë qe 16 vjet e kemi pasur një përkrahje të jashtëzakonshme  dhe policët asnjëherë s’kanë hezituar të na vizitojnë dhe përkrahin”.

“Kemi ndier një obligim moral, ne jemi falënderues dhe mirënjohës për veprimet e institucionit tonë më kredibil dhe më të fuqishëm, siç është Policia”.

Të ngjashme